Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes“ shpall konkurs për pjesëmarrje në Panairin “Gratë në Biznes 2015”. Ftohen të gjitha pronaret femra të bizneseve, organizatat e bizneseve apo shoqatave të grave, anëtaret e të cilave merren me prodhime apo shërbime afariste, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të konkurrojnë për të marrë pjesë në panairin “Gratë në Biznes 2015”.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata  e regjistrimit të biznesit apo shoqatës (OJQ),
  • Formulari për aplikim i plotësuar,
  • Kopja e letënjoftimit të pronares/it
  • Fotografitë në formë elektronike të mallrave / Shërbimeve të cilat do të prezantohen në panair.

Kriteret e vlerësimit:

  • Numri më i lartë i të punësuarve (gjendja aktuale e numrit të punësuarve)   60%
  • Qarkullimi më i lartë vjetor (viti 2014)     30%
  • Eksporti (vlera më e lartë e eksportit)    10%

Panairi do të mbahet në  Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, më datë 3,4 dhe 5 dhjetor 2015.

Tërheqja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Formulari i aplikimit mund të merret në formë elektronike përmes web faqes www.invest-ks.org dhe www.gratenebiznes.com , ose në formë fizike në zyrat e OJQ “Gratë në Biznes”. Adresa: Rr. Zeki Shulemaja, Kati 1 / nr2-1, Prishtinë dhe së bashku me dokumentet e nevojshme për aplikim dorëzohet në zyrën e OJQ-së “Gratë në Biznes” ose në e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it .

Kontakti përmes telefonit: 038 222 624 dhe 044 258 485.

Afati i fundit për aplikim është data: 30.11.2015, ora: 16:00.

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë mund të drejtoheni në kontaktet e lartëcekura.

FORMULAR PËR APLIKIM - Panairi “Gratë në Biznes 2015”