Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria-Vlada-Government

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë | Ministry of Trade and Industry | Ministarstvo Trgovine i Industrije

                                                                     

 

Ftesë

 

Për pjesëmarrje në panairin “Gratë në Biznes 2016”

 

OJQ “Gratë në Biznes“, në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, shpall konkurs për pjesëmarrje në Panairin “Gratë në Biznes 2016”.

Ftohen të gjitha pronaret femra të bizneseve, organizatat e bizneseve apo shoqatave të grave, anëtaret e të cilave merren me prodhime apo shërbime afariste, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të konkurrojnë për të marrë pjesë në panairin “Gratë në Biznes 2016”.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit apo shoqatës (OJQ),
  • Formulari për aplikim i plotësuar,
  • Kopja e letënjoftimit të pronares/it
  • Fotografitë në formë elektronike të mallrave/shërbimeve të cilat do të prezantohen në panair.

 

Kriteret e vlerësimit:

  • Numri më i lartë i të punësuarve (gjendja aktuale e numrit të punësuarve)      60%
  • Qarkullimi më i lartë vjetor (viti 2015)                                                         30%
  • Eksporti (vlera më e lartë e eksportit)                                                        10%

Panairi do të mbahet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më datën 20,21 dhe 22 korrik 2016.

 

Tërheqja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Formulari i aplikimit mund të merret në formë elektronike përmes web faqes www.invest-ks.org dhe përmes linkut gratenebiznes.com në: Formular për Aplikim - Panairi Gratë në Biznes 2016 , ose në formë fizike në zyrat e OJQ “Gratë në Biznes”. Adresa: Rr. Zeki Shulemaja, Kati 1 / nr2-1, Prishtinë dhe së bashku me dokumentet e nevojshme për aplikim dorëzohet në zyrën e OJQ-së “Gratë në Biznes” ose në e-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

 

Kontakti përmes telefonit: 038 222 624.

 

Afati i fundit për aplikim është data: 24.06.2016, ora: 12:00.

 

Për çdo paqartësi apo informatë shtesë mund të drejtoheni në kontaktet e lartcekura.