Gratë në Biznes, ka themeluar qendrën e parë të resurseve për bizneset e grave dhe qendrën e ekspozimit, ku gratë mund ti ekspozojnë dhe promovojnë shërbimet dhe produktet e tyre dhe në të njejtën kohë të shesin me porosi.

Qendra është themeluar në Prishtinë dhe ofron hapësirë që e ndajnë gratë së bashku, informata  dhe përkrahje për gratë dhe vajzat, të cilat kanë nevojë për përkrahje në fillimin apo në rritjen e ndërmarrjeve të tyre.    

Të drejtë pjesëmarrje në Qendër kanë të gjitha gratë dhe vajzat indivisualisht, shoqatat e grave, por edhe ato që kanë biznese të regjistruara ose ushtrojnë biznese të paregjsitruara, por synojnë ti regjistrojnë më vonë, e poashtu ato që synojnë të nisin bizneset e tyre / start – apet.

Pjesëmarrëset e Qendrës duhet të ndajnë vlerat e Gratë në Biznes dhe ti zbatojnë këto në punën e tyre të përditëshme.