KONKURUESHMËRIA E PRODHIMEVE BUJQËSORE TË GRAVE AFARISTE NË KOSOVË, POTENCIALET PËR BASHKËPUNIM

KONKURUESHMËRIA E PRODHIMEVE BUJQËSORE TË GRAVE AFARISTE NË KOSOVË, POTENCIALET PËR BASHKËPUNIM


Organizata Gratë në Biznes, në partneritet me Organizatën CEED Kosova, dje në Prishtinë organizoi takimin B2B për 60 gra afariste në sektorin e bujqësisë në Kosovë me Biznese të ndryshme prodhuese, tregtare dhe shërbyese në Kosovë, në kuadër të implementimit të projektit “Përkrahja e grave fermere të Kosovës për të rritur të ardhurat nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së produkteve bujqësore”, i përkrahur nga Ambasada e Finlandës në Kosovë dhe implementuar nga OJQ “Gratë në Biznes”.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ofrimi i mundësive për gratë fermere në Kosovë që të rrisin konkurueshmërinë e prodhimeve të tyre në treg, nëpërmjet përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe promovimit të tyre dhe krijimit të partneriteteve me biznese të tjera.
Duke pasur parasysh rëndësinë e sigurisë së cilësisë së ushqimit dhe aplikimin e drejtë të standarteve që sigurojnë këtë cilësi, në Republikën e Kosovës, në këtë takim mori pjesë përfaqësuesi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, si dhe përfaqësuesja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës. Poashtu në këtë takim ishin edhe përfaqësues të bizneseve të shumta tregtare, hotelire, dhe konsulente me të cilët gratë perfituese të projektit mundën të nisin bashkëpunimet e para.
Nëpërmjet këtij projekti, OJQ “Gratë në Biznes” ka përkrahur gratë ndërmarrëse në sektorin e bujqësisë që të rrisin të ardhurat e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë të vazhdueshme me pjesëmarrje aktive dhe konkuruese në përmirësimin e tregut të prodhimeve vendore në Kosovë. Projekti në fjalë ka arritur rezultatet si vijojnë:
-63 gra fermere nga e gjithe Kosova kanë certifikuar dhe kanë adaptuar praktikat e mira në agrobiznes dhe përdorimin e mirë të teknologjisë.
-54 gra fermere kanë përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e ushqimit dhe kanë Çertifikuar me sukses produktet e tyre në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe kanë rritur konkurueshmërinë e produkteve të tyre.
- 97% e pjesëmarrëseve kanë përmirësuar paketimin
- 65% e grave kanë siguruar pjesëmarrje permanente në tregje
- Volumi i prodhimit të pjesëmarrëseve është rritur për 30%
- 90% e përfitueseve kanë përmirësuar kushtet e jetesës, punës dhe shitjes
- është përmirësuar.bashkëpunimi ndëretnik / 4 komunitete kanë bashkëpunuar gjatë projektit