Organizata Gratë në Biznes në partneritet me OJQ SHE-ERA si dhe me përkrahjen e Qendrës së Europës Juglindore për Mësimin e Ndërmarrësisë (SEECEL) nga Zagrebi, organizoi në Prishtinë Konferencën me temën: „Gratë Ndërmarrëse – Makinë për krijim të vendeve të punës në Europën Juglindore". Poashtu në Konferencë u prezantuan praktikat e mira të të bërit biznes në kontekstin e Kosovës. Konferenca u mbajt me 21 shator, në hotelin Sirius, në Prishtinë. 

 

 

 

 


                   

 

Qëllimi i kësaj konference ishte që të prezantojë rezultatet e projektit regjional „Gratë Ndërmarrëse – Makinë për krijim të vendeve të punës në Europën Juglindore", i cili u realizua në periudhën 2012-2015. Bartës të këtij projekti ishin Qendra e Europës Juglindore për Mësimin e Ndërmarrësisë (South East European Centre for Enterprenural Learning - SEECEL) si dhe Iniciativa për zhvillim të qëndrueshëm – GTF (Gender Task Force), në koordinim të Këshillit Regjional për Bashkëpunim – RCC (Regional Cooperation Council).

Qëllimi kryesor i projektit në fjalë ka qenë promovimi i ndërmarrësisë së grave në vendet e Europës Juglindore, përmes angazhimit të sektorit privat dhe publik, promovimit të praktikave të mira në ndërmarrësinë e grave ne harmoni me ligjet dhe regulativat europiane për biznes (Small Businesss Act - SBA), si dhe ndërtimi dhe forcimi i rrjeteve kombëtare dhe regjionale të bashkëpunimit si dhe i shoqatave të ndërmarrësisë së grave.
Në konferencë do të ipen informacionë për modulet e trajnimit, të cilat janë zhvilluar nga grupi i grave ndërmarrëse nga 9 vendet e lartëshënuara, të cilat janë përkthyer në gjuhër respektive të 9 vendeve. Poashtu në konferencë do të shfaqen dokumentarët që sjellin më shumë informacion për projektin dhe për praktikat e mira të grave ndërmarrëse në Kosovë.

Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuesi i Ministrise së Tregëtisë dhe Industrisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Shkences dhe Teknolpgjisë së Republikës së Koasovës dhe përfaqesuesja e Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindertim, të cilët trajtuan temën e ndërmarrësisë së grave në Kosovë, në fjalën e tyre.

Në hyrje të konferencës Majlinda Mazelliu, zv.drejtoreshe e organizatës Gratë në Biznes, solli statistikat për ndërmarrësinë e grave në Kosovë dhe rajon dhe potencoi rolin e madh që kanë gratë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Hamide latifi, drejtoreshe e organizatës Gratë në Biznes dhe Mirlinda Kusari – Purrini, drejtoreshë e organizatës SHE ERA, prezantuan rezultatet e projektit dhe mundësinë e perdorimit të moduleve të zhvilluara dhe materialeve mësimore të të projektit nga akterë
që veprojnë në fushën e ndërmarrësisë së grave.

Xhemajl Syla, Udhëheqës i Divizionit për Mbështetje të Bizneseve dhe Zhvillim Regjional, Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve, në kuadër të MTI-së të Kosovës, tha se janë të vetëdijshëm që pa implementimin e aktit të biznesit të vogël dhe pa inkuadrim dhe përkrahjen e bizneseve dhe pa rritjen e pjesëmarrjes së bizneseve të grave, vendi ynë nuk do të mund të jetë anëtarë i Bashkimit Evropian. Kosova, theksoi ai, për të plotësu kriterin ekonomik duhet të vlerësohet me katër plus, që do të thotë se shumica e politikave që dizajnohen në përputhje me aktin për biznes të vogël duhet të jenë në inplementim, ose në përfundim të implementimit, duke dhënë rezultatet konkrete. Në vitet 2012 – 2015, numri i bizneseve te regjistruara me pronare gra shkon nga 15-17%.
Poashtu në vijim të fjalës së tij Syla theksoi se, Kosova nuk planifikon të hartojë Strategjinë kombëtrae për ndërmarrësinë e grave, por se nevojat e grave në fushën e ndërmarrësisë do të integrohen në strategjinë kombëtare të ndërmarrësisë.

Hamide Latifi, drejtoreshë ekzekutive e OJQ “Gratë në Biznes”-Kosovë , ka prezantuar projektin “Gratë Ndërmarrëse një makinë për krijim të vendeve të punës në Evropën Juglindore” , gratë ndërmarrëse –Praktikat e mira të të bërit biznese. Ajo ka potencuar se në fushën e përkrahjes së ndërmarrësisë së grave ne Europën Juglindore prin Kroacia e cila tashme ka hartuar strategjinë kombëtare për ndërmarrësinë e grave, e pasuar nga Serbia dhe mali i Zi. Ajo theksoi se potenciali I grave ne fushën e ndërmarrësisë është një mundësi për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mirlinda Kusari – Purrini, drejtoreshe ekzekutive e organizatës SHE - ERA, prezantoi para të pranishmeëve procesin e projektit dhe vlerësimin e nevojave të grave ndërmarrëse dhe indikatoreve.
Leonora Kusari, Menagjere nacionale e programit, Ekipi për përkrahjne e Bizneseve të vogla, Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, potencoi problemet me të cilat ballafaqohen gratë ndërmarrëse, siq janë: qasja ne financa, menaxhimi, tregu... Ajo theksoi se pjesëmarrja e grave në grante është akoma e vogël.

Gjatë konferencës të pranishmit patën rastin të shohin dy dukumentarë: njeri I cili paraqet procesin e projektit ndërkaq dokumentari I dytë solli para të pranishmëve praktikat e mira të të bërit biznes në Kosovë.

Gëzime Rexhepi – Collaku, pronare dhe menaxhere e IP Bardha, Syzane Aliu, Drejtoreshe dhe bashkepronare e kompanisë Mgic Ice, dhe Shpresa hana, pronare dhe manaxhere e hotelit president, sollen para pjesëmarrësve të konferencës praktikat e mira të të bërit biznes në Kosovë në fushat ku ato veprojnë si dhe vështirësitë që ato hasin.

Në debatine zhvillaur më pas pjesëmarrësit parashtruan pyetje për panelistët .
Në konferencë morën pjesë rreth 70 veta.