Organizata “Gratë në Biznes” (GnB) njofton se ka filluar regjistrimin e anëtareve ekzistuese dhe të anëtareve të reja, që dëshirojnë të bëhen pjesë e rrjetit “Gratë në Biznes”, për vitin 2016. Regjistrimi përfshin start upet / gratë afariste që kanë ide biznesi por që nuk kanë ende biznese formale, shoqata që merren me veprimtari ekonomike dhe gratë që tashmë kanë biznese të regjistruara që i posedojnë dhe që i drejtojnë vetë.

Me këtë rast, edhe anëtaret e vjetra duhet të rianëtarësohen, ngase anëtarësimi i tyre ka përfunduar me 31 dhjetor 2015.

Për më shumë informata për pakot e shërbimeve, shikoni web faqen e Gratë në Biznes: http://gratenebiznes.com/sq/per-ne/sherbimet, na shkruani në email; info@gratenebiznes,com, ose na thirrni në tel. 038 222 624.

Ju inkurajojmë që të aplikoni gjatë muajit shkurt, për të përfituar nga shërbimet e GnB gjatë vitit 2016. Anëtarësimi dhe ri-anëtarësimi mund të bëhet gjatë muajit shkurt nga ora 10:00 deri 14:00.