Pengesat që hasin gratë

Grate në Biznes kanë identifikuar pengesat e shumta që ndalojnë gratë të hyjnë në fushën e ndërmarrësisë.

Disa prej tyre janë:

-Mosposedimi i prones

-Mungesa e qasjes së grave në informacione dhe financa

-Mungesa e përvojës së grave në biznes

-Niveli arsimor i grave

-Mungesa e mbështetjes institucionale, përfshirë këtu edhe traditat, familjen dhe mentalitetin.

-Si dhe faktorë të tjerë socialë dhe rrethanorë

pr-h

holanda-h

ambasada fin

giving-women-ballina

blau-blumen-ballina

NGO Gratë në Biznes është themeluar si përgjigje për nevojat e grave në Kosovë, me theks të  veçantë në fushën e ndërmarrësisë dhe të biznesit. Më shumë se dy dekada përvojë në sektorin e zhvillimit dhe fuqizimit ekonomik të grave, në zonat rurale dhe urbane, u ka ndihmuar themelueseve të Gratë në Biznes, për të identifikuar pengesat e shumta që ndalojnë gratë për të zbatuar idetë e tyre dhe iniciativat për të themeluar ndërmarrje ose biznese.

Gratë në Biznes e konsiderojnë dhe identifikojnë si pengesa kryesore në përfshirjen e grave në ekonomi pengesat si vijojnë:
· Niveli arsimor i grave

· Mungesa e përvojës së grave në biznes

· Mungesa e qasjes së grave në informacione dhe financa

· Mungesa e mbështetjes institucionale, përfshirë këtu edhe traditat, familjen dhe mentalitetin.
· si dhe faktorë të tjerë socialë dhe mjedisorë

Gratë në Biznes ofron shërbime dhe mbështetje për gratë që kanë ide apo iniciativa për të filluar një biznes, duke përfshirë edhe ato të cilët kanë bizneset joformale si dhe grave që tashmë kanë krijuar bizneset e tyre dhe kanë nevojë për t'i zhvilluar ato më tej, në bazë të kapaciteteve të tyre dhe synimeve tëtyre për tregje të reja.

GnB synon mbështetje të bizneseve individuale dhe krijimin e një platforme për krijimin e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit të bizneseve të grave dhe akterëve të tjerë të tregut.  Gratë në Biznes, beson se ato do të bëjnë një hap drejt perspektivës së ndritshme për gratë afariste dhe ndërmarrëse.

Grate në Biznes, ka për qëllim të jetë një urë midis grave afariste dhe institucioneve të Kosovës, për të lehtësuar komunikimin e tyre dhe për të ndikuar në hartimin e politikave që nxisin gratë në fushën e ndërmarrësisë në Kosovë.

GnB, gjithashtu ka për qëllim të mbështesin dhe inkurajojnë nismat e grave afariste dhe mbështetjen e tyre për të krijuar biznese aktive. E gjithë kjo do të bëhet përmes ofrimit të shërbimeve si trajnime, marketing, këshillime dhe avokimit. Gratë në Biznes do të jetë një avokat i denjë për gratë, për mbështetjen institucionale të ndërmarrjeve të grave.

Gratë në Biznes do të ofrojë shërbime për rrjetëzim të grave në biznes dhe si një urë në mes të grave ndërmarrëse dhe donatorëve të komunitetit për të mbështetur ato të kenë qasje në financa.

Gratë në Biznes do të punojnë shumë ngushtë me anëtarët e tjerë të komunitetit të biznesit, sidomos me kompanitë konsulente të biznesit për të përmbushur nevojat e grave.

Vlerat Tona

Gratë në Biznes sjell vlera të reja në fushën e ekonomisë dhe biznesit në Kosovë, me vlerat e mëposhtme në themel:

Transparenca

Të jemi të hapur në komunikim dhe të përgjegjshëm për të ndarë me të tjerët vlerat tona, bindjet tona dhe rezultatet, është njera nga vlerat dhe principet e Gratë në Biznes.

Integriteti

Gratë në Biznes e kupton integritetin si një tërësi të vlerave që rrjedhin kualitetet njerëzore siq janë sinqeriteti dhe qëndrueshmëria e karakterit.  Shpesh integriteti shihet si një koncept i shenjtë, ku gjykohen sistemet dhe kapacitetet e tyre për të arritur qëllimet e tyre.

Respekti

Baza e çdo raporti njerëzor përfshirë këtu edhe raportet afariste është respekti i ndërsjellë. Kosova është vend në të cilin gratë ballafaqohen me paragjykime sidomos në fushën e biznesit. Gratë në Biznes synojnë që ta promovojnë këtë vlerë si themel të të gjitha bizneseve.  Respekti i ndërsjellë dhe ndjekja e principit “win-win” fitim për të dy palët në biznes, me të gjithë partnerët, gratë mund të arrijnë sukses me bizneset e tyre dhe të kenë vendin e tyre në ambientin biznesor të Kosovës.

Laramania 

Laramania dhe kyqja – ne besojmë se secili individë bartë vlera dhe ka potencial, ndaj është me rëndësi që tu mundësohet atyre që të arrijnë potencialin e tyre, pavarësisht nga raca, gjinia, etnija, ngjyra, feja, apo orientimi seksual, niveli arsimorë, statusi familjar, etj.

Solidariteti

Ndarja e informative, të mirave dhe vlerave ndërmjet anëtareve të grupit, që kanë qëllime dhe interesa të njejta dhe përkrahin njera tjetrën për të arritur qëllimet e tyre dhe interesat, është princip i punës së Gratë në Biznes.

Mjedisi

Gratë në Biznes janë të përgjegjëshme për mjedisin. Çdo vendim në biznes duhet të jetë i përgjegjëshëm ndaj mjedisit, për të tjerët që jetojnë aty dhe për ata që do të vijnë më pas.

Vizioni

Vizioni jonë është që të krijojmë një mjedis që përkrahë dhe mundëson zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social, kulturor dhe politik, përmes kyqjes së plotë të grave. Kyqja aktive e grave në ekonominë e vendit pa paragjykime u mundëson atyre të arrijnë potencialin e tyre të plotë dhe të krijojnë një shoqëri të përgjegjëshme me vlerat fundamentale të njerëzimit në themel.

Misioni

Misioni: OJQ Gratë në Biznes synon zvogëlimin e varfërisë, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, mirëqenie, ndërtim të paqes dhe stabilitetit, përmes fuqizimit ekonomik të grave, mobilizimin dhe zhvillimin e potencialit të tyre ndërmarrës, pavarësisht nga mosha, niveli i arsimit, feja, raca apo etnija.

Qëllimi

Gratë në Biznes ofron resurse, edukim, rrjetëzim dhe avokim për gratë dhe familjet e tyre, që të zhvillojnë shkathtësi biznesi dhe ndërmarrësie, që të themelojnë dhe të zhvillojnë biznese dhe ndërmarrje të sukseshme dhe të krijojë ambient përkrahës për bizneset dhe ndërmarrësitë e grave.