pr-h

holanda-h

 

ambasada fin

giving-women-ballina

blau-blumen-ballina

Trajnime dhe Arsimim

Gratë në Biznes, ofron trajnime dhe përkrah arsimimin e grave në ndërtimin e kapacitetit të grave dhe të kompetencës në sferën e biznesit dhe të ndërmarrësisë. Poashtu GnB ka partneritët me ofruesit e programeve të trajnimeve dhe të arsimimit për gratë.

Këshillime

Gratë në Biznes ofron këshilla bazike për biznes dhe këshilla juridike, për bizneset. Për çështje më komplekse GnB do të referojë gratë tek partnerët e saj.

Rrjetëzimi

Gratë në Biznes për anëtaret e saj ofron mundësi për kontakte dhe lidhje me bizneset tjera dhe ndihmon bashkëpunimin në nivel lokal, kombëtar dhe regjional.

Avokim

Gratë në Biznes avokon për gratë që të jenë të përfshira plotësisht në fushën e biznesit, tek komuniteti i biznesit, tek institucionet lokale dhe kombëtare, tek donatorët dhe partnerët financiarë dhe tek mediat.

Mentorim

Gratë në Biznes ofron shërbimin e mentorimit për anëtaret e saj. Mentorimi bëhet duke lidhur bizneset me biznese dhe duke lidhur gratë që kanë përvojë dhe janë të sukseshme në biznes, që të mentorojnë dhe të përkrahin gratë që fillojnë bizneset e tyre.

Promovim

Gratë në Biznes, promvon shoqatat/ bizneset dhe produktet dhe sherbimet e tyre, gjatë një viti, në web faqen e saj, në media sociale – Facebook, si pjesë të shërbimeve mandatore. Pavarësisht kësaj Gratë në Biznes do të shfrytëzojë mundësitë tjera për promovim.

GGratë në Biznes, aplikon anëtarësinë si formë të punës, për gratë të cilat kanë nevojë për shërbimet dhe përkrahjen në fushën e biznesit dhe të ndërmarrësisë, qofshin ato start up, shoqata ose biznese të regjistruara.

Gratë në Biznes ka zhvilluar tri pako shërbimesh për t’iu përgjegjur nevojave të anëtareve të saj, ku përfshihen shërbimet mandatore dhe opcionale.

Shërbimet mandatore janë:

Pako 1

Shërbimet për Start up
Çmimi 60 € në vit
Shërbimet e ofruara në këtë pako janë:

- Informata dhe zhvillimin i idesë së biznesit (4 informata në vit)

- Rrjetezim (2 takime ne vit / ndarje e informatave, lidhje të  bashkepunimit)

- Avokim (së paku 1 fushatë avokimi për anëtarë në media sociale ose media dhe avokime tjera sipas mundësive)

- Së paku 1 rekomandim te agjensitë përkrahëse të bizneseve fillestare / palët e interesit/

- 1 panair në vit

Pako 2

Shërbimet për shoqata që angazhohen në veprimtari ekonomike
Çmimi 120 € në vit
Shërbimet e ofruara në këtë pako janë:

- Informata (12 informata relevante në vit)

- Rrjetëzim (3 takime në vit – ndarje e informatave, lidhje të bashkëpunimit)

- Avokim (së paku 1 fushatë avokimi për anëtare në media sociale ose media dhe avokime tjera sipas mundësive)

- Promovim në web-faqe te Gratë në Biznes (profili i shoqatës dhe foto të produkteve, shërbimeve)

- Mentorim së paku 1 mentorim në vit

- Rekomandaim te donatorë/investitorë/ treg/ palë të interest

- 1 panair në vit

Pako 3

Shërbimet për biznese
Çmimi 120 € në vit
Shërbimet e ofruara në këtë pako janë:

- Informata (12 informata relevante në vit)

- Rrjetëzim (3 takime në vit – ndarje e informatave, B2B, lidhje të bashkëpunimit)

- Avokim (së paku 1 fushatë avokimi për anëtare në media sociale ose media dhe avokime tjera sipas mundësive)

- Promovim në web-faqe te Gratë në Biznes (profili i biznesit dhe foto të produkteve, sherbimeve)

- Mentorim së paku 1 mentorim në vit

- Rekomandaim te donatorë/investitorë/ treg/ palë të interest

- 1 panair në vit

Çmimet e shërbimeve opcionale me pagesë për  anetaret e rrjetit GnB:

- Shkrimi i projektit 250 €
- Raportim i projektit 250 €
- Monitorim i projektee 250 €
- Shkrimi i biznes planeve 500 €
- Panaire 30 €
- Regjistrim i biznesit 30 €
- Gjetja e tregut, krijimi i lidhjeve të tregut  5% - 15%

Trajnimi dhe konsulenca do të jepen vetëm me pagesë sipas çmimores së percaktuar nga Gratë në Biznes dhe nëse do të finansohen nga projektet.

Gratë në Biznes poashtu ofron shërbime për jo-antare. Çmimi varet nga shërbimi.