Gratë në Biznes, synon fuqizimin ekonomik të grave, në Kosovë, përmes mobilizimit të potencialit të tyre, për të luftuar margjinalizimin dhe pabarazinë e grave, në ekonomi dhe në fushat tjera të jetës dhe për të qenë pjesë aktive e shoqërise kosovare. Gratë në Biznes (GnB) përkrahë gratë në zhvillimin, rritjen dhe qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre.
Që nga viti 2010, Gratë në Biznes ka identifikuar një sërë nismash të grave, që nga ideja deri te ndërtimi i biznesit të mirfilltë, duke përkrahur gratë gjatë gjithë rrugetimit të tyre, me këshilla, trajnime, rrjetëzim, avokim, mentorim dhe me përkrahje financiare. Bizneset e grave që sot janë bërë modele dhe storie suksesi, hapat e parë i kanë nisur me Gratë në Biznes,
duke u rritur dhe pavarësuar dhe duke u bërë afariste të respektuara në tregun e Kosovës dhe jo vetëm. Disa nga to jane: 99 Lule, Art dhe Zanat, Kastrioti, Adelina Dizajn, e të tjera.
Që nga viti 2010 Gratë në Biznes ka realizuar me sukses më shumë se 27 projekte, nga të cilat kanë përfituar drejtpërsedrejti rreth 1000 gra, si dhe rreth 5000 familjarë të tyre. Këto projekte janë perkrahur nga shumë donatorë të vendit dhe ndërkombëtarë.
Themelimi i qendrës së Agro – Biznesit në Shtime
Komuna e Shtimes me komunat partnere: në partneritet me OJQ-n "Gratë në Biznes" dheme komunat Lipjan, Ferizaj dhe Drenas, kanë hartuar projektin që mbështet objektivat e PZHRB 2007-13 dhe Strategjitë Komunale të Zhvillimit Lokal
“Suksesi i Gratë në Biznes është suksesi im the anasjelltas”
Aferdita Murati
“Gratë në Biznes është vatër e fuqizimit të gruas në biznes, inkurajim, njohuri për menaxhim dhe zhvillim profesional”
Ilire Lepaja
“Prej se jam pjesë e rrjetit të organizates Gratë në Biznes puna ime është rritur por edhe jeta ime ka ndryshuar”
Havushe Bajrami Bunjaku
“Është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e një rrjeti të këtillë profesional të grave në biznes, dhe një mundësi më shumë për të arritur qëllimet tona”
Mirjeta Tahiri Kadriu