“Gratë në Biznes” shpërblehen me Çmimin e Parë për Ndërmarrësi Sociale


Organizata Gratë në Biznes shpërblehet me çmimin e parë për ndërmarrësi sociale nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kjo u bë në kuadër të Programit të Ekipit për Mbështetjen e Bizneseve të Vogla (Small Business Support Team) - pjesa teknike e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) - financuar nga Zyra e Bashkimit Europian ne Kosovë dhe me angazhimin e organizatës NESsT (nga Hungaria) për të ofruar trajnime tek organizatat që punojnë me grupet e marxhinalizuara.


Në kuadër të këtij program 12 organizata jo-qeveritare dhe biznese nga Kosova, janë trajnuar për shkrimin e Biznes Planeve nga organizata NESst nga Hungaria, e cila i ka ofruar asistencë tektnike të gjithë pjesëmarrësve gjatë shkrimit të Planeve të Biznesit, në bazë të të cilëve është bërë edhe përzgjedhja e fituesve të cmimeve për themelimin e ndërmarrësive sociale në Kosovë.

Çmimin e dytë e ka fituar OJQ Hadër nga Prizreni, kurse çmimin e tretë e ka marrur biznesi INFEC, organizatë anëtare e rrjetit të grave ndërmarrëse të Gratë në Biznes.


Nëpërmjet këtij programi synohet që në Kosovë të themelohet ndërmrrësia e parë Sociale në Kosovë, “Qendra Tregtare e Grave”, ku grave ndërmarrëse të çkyçura nga mundësia për punësim dhe skemat e tjera sociale në Kosovë do ti ofrohet një vend i mbyllur ku ato mund të ushtrojnë aktivitete e tyre biznesore në mënyrë të rregullt dhe baza ditore. Në këtë treg do të vendosen gra ndërmarrëse që veprojnë në sektore të ndryshme si agro-procesim, ushqim i shpejtë tradicional, dhe shërbime përfshi këtu edhe suveniret autoktone kosovare. Kjo qendër do të ofrojë grave nga të gjitha komunitetet nja vend të sigurt dhe të përshtatshëm për të zhvilluar dhe promovuar biznesin e tyre.


Qendra Tregëtare e Grave do të vendoset në qendër të Prishtinës, ku konsumatorët të kenë qasje të rregullt dhe të lehtë.

Ky projekt do të fillojë të implementohet në Janar të vitit 2013.


Këto çmime u shoqëruan edhe me nga një fond investimi i cili do të shërbejë si fond fillestar për themelimin e ndërmarrësive sociale nga këto organizata. Qendra pritet te jetë funksionale në qershor të vitit 2013.