Cilësia e ushqimit bazament për sukses

Gratë në Biznes, në kuader të projektit "Support Women to Enhance Incomes through Production Quality of the Agribusiness Products in Kosovo" / Përkrahja e grave për të rritur të ardhurat përmes prodhimit kualitativ të produkteve të agrobiznesit në Kosovë/, të përkrahur nga Ambasada e Finlandës në Kosovë, ka organizoi vizitën studimore për grupin e grave fermere, pjesëmarrese të këtij projekti, për të parë nga afër zbatimin e standardeve të cilësisë në industrinë e ushqimit si dhe për tu njohur me standardet e industrise së ushqimit.


Me këtë rast u vizitua kompania "Eurofruti", në fshatin Mramor, të komunes së Prishtinës.

Gratë fermere u informuan nga afër nga pronarët Bejtush dhe Sadije Gashi, për rëndësinë e standardeve të cilësisë dhe për rrjedhat e zhvillimit të kompanisë së tyre në fushën e grumbullimit dhe përpunimit të frutave të malit dhe të këpurdhave.


Pronarët e kompanisë "Eurofruti" shprehën gadishmërinë për bashkëpunim me gratë fermere, sidomos me ato që mirren me kultivimin dhe përpunimin e mjedrës dhe të dredhëzës.