Gratë në Biznes në bashkëpunim dhe me përkrahjen finansiare nga Minsitria për Integrim Europian organizoi ekspoziten " Gratë ndër shekuj - 100 punime të grave me rastin e 100 vjetorit të pavarësise".
Ekspozita u organizua në Muzeun Kombëtar të Kosovës ka sjellur para publikut artëdashës 100 produkte, të grave, nga sektorë të ndryshëm ekonomik, me dizajn dhe përmabajtje solemne në harmoni me përvjetorin e pavarësisë.
Ekspozita është hapur me 14 dhjetor, 2012 me kohëzgjatje një javë.
Në hapjen e ekspozitës fjalë rasti kan mbajtur znj. Vlora Çitaku, ministreshë e Ministrisë së Integrimit Europian dhe Hamide Latifi, drejtoresha e organizatës Gratë në Biznes. Në fjalët e tyre të dyja këto vlerësuan rolin dhe kontributin e grave ndër shekuj në shtetformim dhe shtetndërtim.
Kjo ekspozitë synoi që të shprehë një mirënjohje simbolike për të gjitha gratë që kaluan në sfida të papara dhe bënë sakrifica të shumëta për formimin dhe ndërtimin e shtetit. Jo gjithmonë ky kontribut është njohur dhe është vënë në pah.
Në hapje kanë qenë të pranishëm më shumë se 100 veta.