Ministria e Bujqësisë pylltarise dhe zhvillimit rural e Kosovës, në mbështetje të UNDP-së dhe USAID – NOA, në dhjetorë mbajti Konferencën e parë të grave fermere në Kosovë, ku zgjodhi fermeren e vitit.
Me këtë rast nga sektori i hortikulturës cmimin e parë e fitoi Selvete Fetahu, nga fshati Sfeqël, Komuna e Podujevës.
Selvete Fetahu është anëtare e rrjetit të Gratë në Bizes, dhe është prodhuese dhe përpunuese e perimeve. Selvetaja ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe ka marrur pjesë në shumë panaire shitëse ku ka promovuar dhe shitur produketet e saja.
Ajo ka mbaruar me sukses trajnimin “Ngritja e kapaciteteve teknike në industrinë e përpunimit të ushqimit”. që u organizua nga TAM BAS / Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim/ i përkrahur financiarisht nga BE dhe i menagjuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian në Kosovë, i përkrahur me logjistikë nga Gratë në Biznes.Si rezultat i trajnimeve Selvetja ka ngritur cilësinë e produktit dhe është e para që në tregun e Kosovës ka dalur me produktin e ajvarit të somborkës – që ishte inovacion për treg, jo vetëm në Kosovë.
Me kete rast Selvetja ka fituar grantin 5 000 euro. Selvetja thekson se ka shumë nevojë që të zgjerojë dhe përmirësojë njësinë e prodhimit dhe teknologjinë dhe të ndertojë depon, ku do ti ruajë prodhimet e saj dhe lendën e parë.