Filmi dokumentar Gratë Ndërmarrëse

“Gratë ndërmarrëse” është filmi i parë dokumentar i realizuar nga organizata jo-qeveritare Gratë në Biznes, e cila nëpërmjet këtij projekti synon të bëjë një efekt multidimensional në jetën e grave, duke i inkurajuar ato të fillojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre për ndërmarrësi dhe përmirësimin e statusit të tyre në familje, komunitet dhe më gjerë në shoqëri.


Gjithashtu, ky film dokumentar syonon që të sensibilizojë institucionet publike dhe akterët relevant për ëkzistimin e potencialit të grave dhe përkrahjes së këtij potenciali.

Mesazhi kryesor që ka percjellë ky dokumentar tek shikuesit është forca dhe motivi i grave ndërmarrëse, për të siguruar ekzistencën e vetes, familjeve të tyre si dhe të zhvillojnë biznese të qëndrueshme, si dhe roli i tyre kyq në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë vendore. Në këtë dokumentar, gjithashtu pasyrohen vështirësitë që hasin gratë ndërmarrëse në Kosovë, cdo ditë të punës së tyre dhe sensibilizimin e opinionit publik për rëndësinë që ka përkrhaja familjare, komunitare dhe institucionale në zhvillimin e ndërmarrësisë së grave.


Filmi dokumentar ka prezantuar në mënyrë të suksesshme profilin e grave ndërmarrëse në Kosovë, nëpërmjet një storie të suksesit të ndërmarrëses Havushe Bunjaku, nga fshati Kishnice, komuna Gracanicë, njëherit dhe anëtare e rrejtit Gratë në Biznes. Në dokumentar prezantohet jeta dhe puna e Havushes që nga fillimet e saj e deri në biznesin aktual “99 lule” ku ajo tregon për punën, veshtirësitë, mundësitë dhe endrrën e saj të zhvillojë dhe brendojë cajet dhe bimët e saj medicinale.
Në këtë dokumentar janë prezantuar aspektet dhe dimensionet e jetës profesionale të grave ndërmarrëse në Kosovë, duke theksuar rrethanat që gratë ndërmarrëse mund ti shndërrojnë në mundësi për të tejlkaluar vështirësitë dhe sfidat me të cilat ato përballen, nga ato shoqërore deri tek ato administrative. Kjo në dokumentar shpjegohet me kompetencë profesionale nga studiues dhe ekspertë të ekonomise dhe ndërmarrësisë.


Filmi dokumentar zgjat 25 minuta dhe është promovuar në kinemanë ABC të Prishtinës, ku morën pjesë rreth 150 mysafirë. Gjithashtu dokumentari është shfaqur në televizionin publk të Kosovës dhe në disa media elektronike dhe për të është raportuar në media të shkurara.


Dokumentari është punuar me teknikë mjaft profesionale dhe me një gjuhë të thjeshtë tregon storien në mënyrë origjinale, me qëllim që të mbrrijë dhe të bëjë efekt te një masë mesatare e shikuesve dhe inkurajimin e grave potenciale për fillimin e ndërmarrësisë, në Kosovë.


Pas promovimit dhe transmetimit të tij publik, Gratë në Bines ka marrë komente dhe përgëzime nëpërmjet emailave, rrjeteve sociale, etj. Kjo tregon se filmi ka pasur ndikim të madh tek audienca, fillimisht te gratë, familjet e tyre si dhe publiku i gjerë të cilët janë prekur dhe kanë përjetuar emocion të dyfishtë, janë inkurajuar dhe janë prekur nga mënyra se si gratë i sifojnë barrierat dhe fillojnë të bëjnë biznes me mjete rreathnore.


Filmi dokumentar do të shfaqet në disa shkolla profesionale dhe universitete, si dhe do të shfaqet nëtetë komuna në Kosovë, ku do të zhvillohen edhe debate me gra ndërmarrëse dhe përfaqësues të pushtetit lokal.


Dokumentari “Gratë Ndërmarrëse” është financuar nga Ambasada e Holandës dhe Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, në Kosovë. Gjithashtu dokumentari është përkrahur edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke propozuar raste të storieve të suksesit të grave ndërmarrëse, të përkrahyra nga kjo zyrë, si dhe nga anëtaret e rrjetit Gratë në Biznes.


Realizimi televiziv i dokumentarit u bë nga Media Film Group, Prishtinë.
Filmi dokumentar mund të shikohet në you tube si dhe në faqen elektronike të Grate ne Biznes.


Filmi - Pjesa e parë

Filmi - Pjesa e dytë