Fuqizimi ekonomik i grave të zonave

rurale në Kosovë

Gratë në Biznes në bashkepunim me AZHR - veri, kanë permbyllur me sukses projektin e bujqësisë për përkrahjen e fermereve gra - me inpute bujqësore.


Nga ky projekt kane perfituar 146 gra ne 15 komunitete, me material bujqësor fara dhe inpute të tjera të nevojshme për mbjellje dhe kultivim të perimeve. Projekti është përkrahur nga Ambasada e Holandes në Kosovë. 


Fermeret dhe familjarët e tyre kanë bërë një punë të madhe në kultivimin e perimeve dhe në sezonin e verës së këtij viti kanë vjelur produktet nga kopshtet e tyre, një pjesë të të cilave I kanë dedikuar edhe për treg. Ky është projekti i dytë, në sektorin e bujqësisë që përkrahet nga Ambasada e Holandës në Kosovë.