përvojën akademike britanike
Ekspertja britanike e ekonomisë Prof. Dr. Fatimah Moran, e cila është edhe Drejtoreshë e Programit MBA në Staffordshire University, në shtetin e Britanisë së Madhe dhe profesoreshë vizitore në Universitetin Riinvest në Kosovë, u ofroi anëtareve të rrejttit të grave ndërmarrëse Gratë në Biznes përvojën e saj në fushën e marketingut dhe u sugjeroi mënyrën e përdorimit të mjeteve dhe teorive të marketingut në menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve.
Gratë anëtare të këtij rrjeti shprehën mjaft interes gjatë takimit me pyetjet e shpeshta që ato i drejtuan mysafires nga Britania.
Gjithashtu gjatë këtij bashkëbisedimi anëtaret zhvilluan takime Biznes me Biznes ku diskutuan bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet bizneseve të njëra tjetrës dhe forcimit të rrjetit të Gratë në Biznes. Si rezultat i takimeve Biznes me Biznes 10 biznese identifikuan pikat e tyre të takimit për bashkëpunim të mëtutjeshëm në prodhim dhe shitje të produkteve…
Si rezultat i këtij takimi profesoresha Moran ftoi pronaren e kompanisë Magic Ice që të ndajë përvojën e saj në zhvillimin e strategjive të marketingut me studentët e MBA në universitetin e Riiinvestit në Prishtinë.
Kjo është hera e dytë që organizata Gratë në Biznes shkëmben përvojat e grave ndërmarrëse nga Kosova me ekspertë të huaj.
Kjo organizatë është duke punuar për realizimin e takimeve të rradhës ndërmjet grave ndërmarrëse dhe ekspertëve të dëshmuar ndërkombëtarisht në fushën e ndërmarrësisë, me qëllim ofrimin e mundësive që gratë ndërmarrëse nga Kosova të njihen më përvojat dhe trendet më të reja për zhvillimin e ndërmarrësisë .