Gratë në Biznes, ka për qëllim të përkrahë dhe inkurajojë nismat biznesore të grave dhe të ndihmojë ato në krijimin e bizneseve të mirëfillta. Kjo bëhet përmes ofrimit të shërbimeve që nga rrjetëzimi, këshillimet, trajnimet, avokimi, dhe mentorimi.


Gratë në Biznes është një avokues i denjë për gratë, për përkrahjen institucionale të ndërmarrësisë së grave.


Poashtu Gratë në Biznes është nje platformë për rrjetëzimin e grave në biznes dhe si urë lidhëse ndërmjet grave ndërmarrëse dhe komunitetit të investitorëve dhe donatorëve për të ndihmuar qasjen e grave në financa.


Gratë në Biznes bashkëpunon ngushtë me akterë të tjerë të komunitetit biznesor sipas nevojës, e veçanërisht me kompanitë konsulente të biznesit për të përmbushur nevojat e grave.

Vlerat tona


Gratë në Biznes sjellin vlera të reja në fushën e afarizmit ekonomik në Kosovë

duke krijuar një kulturë të re afariste ku ngërthehen vlerat e mëposhtme;

Respekti


Bazë e çdo marrëdhenie njerëzore përfshirë këtu edhe ato afariste është respekti i ndërsjelltë. Kosova është vend ku gratë paragjykohen dhe nën vlerësohen, veçanerisht në sferën e ekonomisë dhe biznesit.


Është qëllim i Gratë në Biznes që të promovojë respektin si vlerë, e cila duhet të jetë themel i veprimtarisë afariste për të gjithë.


Vetëm në baza të respektit reciprok dhe parimit “win-win” me partnerët biznesorë, gratë mund të arrijnë sukses në biznesin e tyre dhe të zënë hapsirë në fushën e bisnesit në Kosovë.

Transparenca


Të qenurit e/i hapur në komunikim dhe dhe e/i përgjegjeshëm/e, ndaj të tjerëve për të ndarë vlerat, besimet, bindjet dhe rezultatet, është një nga parimet bazë të punës së Gratë në Biznes.

Ambienti


Gratë në Biznes sillen me përgjegjësi ndaj mjedisit. Çdo vendim afarist merret i udhëhequr nga përgjrgjësia për mjedisin, për të tjerët që jetojnë aty dhe për ata që do te vijnë pas. Poashtu Gratë në Biznes prezanton, promovon dhe inkurajon qasjen ambientaliste tek anëtaret e saj.

Solidariteti


Ndarja e të mirave, informatave dhe vlerave të tjera ndërmjet anëtarëve të grupit që kanë qëllim dhe interes të përbashkët si dhe bashkëpunimi dhe përkrahja për arritjen këtyre qëllimeve dhe interesave është parim i punës së Gratë në Biznes.

Gjithëpërfshija


Gjithëpërfshirja dhe laramania – Gratë në Biznes beson se çdo individ ka vlera dhe potencial prandaj duhet ti mundësohet të realizojë potencialin e saj / tij, pavarësisht nga gjinia, raca, enija, ngjyra, religjioni, orinetimi seksual, niveli arsimorë, statusi familjar, etj,