Rritja e aftësive të grave sipërmarrëse për të zhvilluar dhe mbajtur aktivitetet e tyre të biznesit gjatë dhe pas krizës COVID-19 në Kosovë

Gratë në Biznes, e përkrahur nga DVVI Kosovë, kanë realizuar projektin “Rritja e aftësive të grave sipërmarrëse për të zhvilluar dhe mbajtur aktivitetet e tyre të biznesit gjatë dhe pas krizës COVID-19 në Kosovë”.


Kjo nismë erdhi si përgjigje ndaj situatës së rënduar tek të gjitha bizneset e sidomos tek gratë, kur dihet se shumica e grave operojne me biznese mikro dhe të vogla, të cilat në mungesë të një ambienti përkrahs ka rrezik të dështojnë dhe të shuhen.

Projekti kishte synim që të mbështesë gratë ndërmarrëse me trajnime dhe këshilla në distancë për të rritur kapacitetet e tyre menaxheriale për të mbajtur dhe adaptuar bizneset e tyre në kohë krizash dhe për të krijuar qëndrueshmëri të biznesit edhe pas krizave.


50 gra ndërmarrëse ndoqën trajnimin në distancë për herë të parë dhe edhe përmes këtij aktiviteti dëshmuan adaptueshmërinë e tyre.


Projekti u realizua në regjionin e Prishtinës. Mitrovicës dhe Pejës. Gratë në Biznes, gjatë realizimit të projektit bashkëpunoi më AAZHR-Veri, me OJQ-të “Mundësia” dhe “Zana”.


32 gra muarën pjesë aktivisht në sesionet trajnuese u paisën me nga një tablet, që tu lehtësohet qasja në informata dhe në tëknologji.


Poashtu ato do të kenë qasje në platformën e trajnimeve on line e cila do të aktivizohet së shpejti.


Gratë në Biznes do të vazhdojë punën e saj më gratë të cilat janë të gatshme të punojnë për të përmirësuar pozitën e tyre socio – ekonomike.