Gratë në Biznes, e përkrahur nga Forumi për Inisiativë Qytetare realizoi me sukses projektin “Rritja e qasjes së grave në pushtetin lokal dhe pjesëmarrja e tyre në vendimamrrje”, i cili synon që të avansojë pozitën e gruas dhe ti kontribuojë barazisë gjinore duke ndihmuar dhe lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve komunale/ me theks të veçantë të atyre të sektorit të ekonomisë/ dhe grave, si dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e grave në proceset e planifikimit të buxheteve komunale.
Edhe 13 vjet pas mbarimit të luftës, përpjekjet e bëra për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit, në një shoqëri që ofron mundësi për të gjithë, Kosova akoma mbetet një vend i varfër, me një paqe të brishtë, me mundësi të pakta për çdo individ pavarësisht nga etnija. Për shkak të margjinalizimit të vazhdueshëm gratë janë në pozitë edhe më të vështirë, dhe përballen me shumë sfida në rrugën drejt përmbushjes së nevojave të tyre, ekonomike, sociale, kulturore dhe politike.
Bazuar në të dhënat e Zyrës Statistikore të Kosovës Papunësia e grave është 62%, krahasuar me atë të burrave që është 35%. Gratë zënë 29% të ulëseve në parlamentin e Kosovës. Nga 13 komisionet e Kuvendit vetëm 2 udhëhiqen nga gratë. Pjesëmarja e grave në Kuvendet komunale është nga 22 deri në 28%, kurse akoma nuk ka asnjë grua kryetare të komunës. Kuota e paraparë me ligj për pjesëmarrje të grave në institucione është akoma larg të arrihet. Mungesa e përkrahjes, gara e pabarabartë, dekurajimi, janë disa nga faktorët që bëjnë që gratë të marrin pjesë në politkë vertëm 17%.
Projekti ndërtoi bashkëpunim të ngushtë me kryetarët e komunave dhe të zyrtareve/ëve/ për barazi gjinore në komuna si dhe me këshilltarë komunalë. Projekti u realizua në partneritet me Agjensionin Për Zhvillim Rajonal – Qendër. Poashtu gjatë projektit u bashkëpunua ngushtë edhe me OJQ-në dhe me grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, për të avokuar në nivelin qëndror dhe me zyratret për barazi gjinore, që të përkrahen nismat në nivel lokal.
Projekti mobilizoi gratë që kanë treguar një lidership në fushën e ndërmarrësisë që të jenë pjesëmarrëse aktive në shoqëri, duke qenë fillimisht të mire informuara për mundësitë ekonomike që kanë në nivelet komunale dhe për mundësitë që mund të krijojnë së bashku qytetarët, komuna dhe shoqëria civile.
Gjatë projektit u organizuan së paku 8 debate nga një në komunë, ndërmjet autoriteteve komunale dhe grave ndërmarrëse, ku gratë do te njihen me planin zhvillimor të komunave, mundësitë ekonomike për gratë dhe njëherit do të kenë mundësi të japin pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për planet zhvillimore dhe rishikimin e tyre, me një qasje të perspektives gjinore.
Praktikat e mira të krijuara gjatë projektit janë bartur tek zyrtaret komunalë për barazi gjinore dhe vazhdojnë të zbatohen.