Komuna e Shtimes me komunat partnere: në partneritet me OJQ-n "Gratë në Biznes" dhe me komunat Lipjan, Ferizaj dhe Drenas, kanë hartuar projektin që mbështet objektivat e PZHRB 2007-13 dhe Strategjitë Komunale të Zhvillimit Lokal dhe në përputhje me objektivat e thirrjes për Propozime.
Objektivi i përgjithshëm i këtij veprimi ishte të që të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e sektorit privat dhe mundësitë e punësimit për komunitetet lokale dhe për të kontribuar në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit në ferma dhe për rritjen e vlerës së prodhimeve bujqësore në mënyrë që të forcojë konkurrencën dhe për të rritur pjesën e tregut dhe të besimit të konsumatorit në produktet vendore.
Permes këtij projekti është bërë renovimi dhe është adaptuar ndërtesa eksistuese prej 400 m2, duke përfshirë këtu edhe infrastrukturën dhe paisjet për të klasifikuar frutat dhe perimet dhe për të ruajtur 300 tonë fruta dhe perime. Janë ngritur dhe aftësitë prodhuese dhe kapacitet për menaxhim të fermave të 200 fermerëve nga komunat pjesëmarrëse në projekt. Projekti ka ndihmuar përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmejt fermërëve dhe komnave Shtime, Lipjan, Ferizaj dhe Drenas. Projekti është finansuar nga Zyra e BE-se në Kosovë.