Themelimi i Tregut Mobil të

Fermerëve në Prishtinë

Projekti “Themelimi i Tregut Mobil të Fermerëve në Prishtinë” është një projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës, dhe është zbatuar nga Komuna e Prishtinës në partneritet me OJQ “Gratë në Biznes” dhe OJQ “CEED Kosova”, gjatë periudhës 2014 - 2016.


Projekti gjithashtu është zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me komunat e Rajonit Ekonomik Qendër: Prishtinë / Prishtinë, Lipjan / Shtime / Podujeva / Drenas / Graçanicë / Fushë Kosove / dhe Obiliq / Obilic, si dhe komuna nga rajone të tjera të Kosovës.

Përmes projektit është arritur përmirësimi i kushteve për zhvillimin ekonomik të bizneseve lokale bujqësore dhe fermerëve, për të arritur në tregjet rajonale dhe është zëvendësimi i importit. Projekti ka përfshirë ngritjen e kapaciteteve të fermerëve përmes trajnimeve dhe konsulencës (230 fermere), si dhe certifikimit për zbatimin e standardeve GLOBAL GAP (48 fermerë).


108 fermërë shesin në baza ditore në tregun mobil, kurse më shumë se 1000 fermerë shesin produktet e tyre përmes fermerëve tjerë. Reth 47 % e fermerëve të përkrahur janë gra kurse databaza për 1772 fermerë është funksionale.